Trajneri i Liverpoolit për rikthimin e futbollit: Të gjithë do të jemi të sigurt

23:20 | 19 May 2020

Trajneri i Liverpoolit ka folur në lidhje me rikthimin e futbollit.

Jurgen Klopp, ka folur për situatën e krijuar në futboll, dhe rikthimin e skuadrave në stërvitje.

Gjermani ka potencuar se nëse të gjithë u përmbahen rregullave, nuk do të ketë rrezik nga COVID-19.

Premierliga është në mesin e ligave të pezulluara shkaku i koronavirusit, dhe skuadrat tashmë kanë filluar të rikthehen në stërvitje, para një vendimi për vazhdimin e kampionatit.

“Askush nuk dëshiron të sjellë askënd në rrrezik, por unë mendoj se me gjitha gjërat që dimë, duke iu përmbajtur rregullit të distancimit shoqëror me teste sa më shpesh që është e mundur, lojtarët do të jenë të sigurt”, ka deklaruar Klopp.

Liverpool janë dy fitore larg titullit në Premierligë, pas një pritje prej 30 vitesh.

Komento: