Marco Giampaolo, do të jetë trajner i Milanit.
Trajneri i Italisë do të arrijë sot në Milano, përpara se të kalojë potencialisht tek Rossonerët, përcjell ORAinfo.
Pas një pushimi të shkurtër në Kroaci për t’u çlodhur, Giampaolo është nisur sot në Milano.
Para se të nënshkruajë marrëveshje me Rossonerët zyrtarisht, Giampaolo do të takohet me presidentin e Sampdoria, Massimo Ferrero; ku do të shprehë dëshirën e tij për të anuluar kontratën me klubin me bazë në Genoa./ORAinfo/