Trajneri i madh po e merr drejtimin e Milanit

18:17 | 29 Maj 2019

Milan është në kërkim të një trajneri të ri pas largimi të Gennaro Gattusos.

‘Rossonerët’ kanë mbetur pa trajner, me Gattuson e larguar shkaku i mos arritjes së objektivave të klubit, kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i ri i Milanit me shumë mundësi do të vijë nga Serie A.

Sipas ‘Sport Mediaset’, Milan është duke e menduar opsionin Simone Inzaghi, i cili këtë vite me shumë profesionalizëm ka drejtuar Lazion, ku në fund fituan edhe Kupën e Italisë.

Milan do t’i ofrojë Inzaghit një kontratë tre vjeçare, me pagë prej 2.5 milionë euro.

Vlen të cekim se Simone është vëllai i Pipo Inzaghit, sulmuesit legjendar të Milanit.

Komento: