Trajneri i Mallorcas: Vedat Muriqi e meritoi dënimin

20:41 | 14 October 2022

Trajneri i skuadrës së Mallorcas, Javier Aguirre, ka thënë se Vedat Muriqi e ka marrë dënimin e merituar për kartonin e kuq në ndeshjen e kaluar.

Muriqi u dënua me dy ndeshje moslojë. Nuk do të jetë në fushë për ndeshjen ndaj Sevillas, ndërsa trajneri Aguirre u pyet nëse dënimi ishte i drejtë.

“Sipas asaj që ka shkruar gjyqtari, dënimi është i merituar sepse ashtu thonë rregullat dhe kjo duhet respektuar”, ka thënë Aguirre të premten në konferencën për shtyp. Ai ka shtuar se Muriqi bëri gabim, pasi u provokua dhe ra në provokim.

“Është e vërtetë që Muriqi është lojtar i rëndësishëm. Do të luajmë me njëmbëdhjetë futbollistë dhe do të shikojmë për zgjidhje”, ka shtuar Aguirre.

28-vjeçari Muriqi ka shënuar katër gola në tetë paraqitje për Mallorcan këtë edicion.

Komento: