Trajneri i Mancheser United i kërkon dy përforcime në janar

17:07 | 20 September 2022

Ten Hag i kërkon dy përforcime në janar.

Manchester United ishte mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës duke i shpenzuar plot 264 milionë euro.

Këtë shifër e ka kaluar vetmë Chelsea i Todd Boehlyt.

Sidoqoftë, trajneri Erik ten Hag duket se nuk është mjaftuar me kaq.

Mediumi britanik “The Athletic” raporton se ish-trajneri i Ajaxit do t’i kërkojë familjes Glazer përforcime në afatin kalimtar të janarit, përcjell “Gazeta Express”.

Ai synon ta forcojë mbi të gjitha krahun e djathtë defanziv dhe sulmin.

Klubi, megjithatë nuk duket se është i gatshëm për të intervenuar në janar.

Gjithashtu, Ten Hag duhet t’i bind drejtuesit e klubit për pozitën e tij duke arritur rezultate pozitive.

Ndërkohë, në janar mund të largohet Cristiano Ronaldo, i cili gjatë tërë verës kërkoi sistemim të ri, por në fund mbeti në “Old Trafford”.

Komento: