Trajneri i Manchester United e pranon që do t’i mungojnë disa yje për dy ndeshje që do të jenë vendimtare për sezonin

22:10 | 10 Shkurt 2023

Ten Hag e pranon që do t’i mungojnë disa yje për dy ndeshje që do të jenë vendimtare për sezonin e Man Utd.

Manchester United është në një pikë vendimtare të sezonit, ku dy ndeshjet e radhës janë ato ndaj Leeds United në kampionat dhe ndaj Barcelonës në Ligës së Evropës.

Trajneri Erik ten Hag në anën tjetër nuk ka fatin me vete, pasi që disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit vuajnë nga problemet fizike.

Vetë trajneri holandez e pranon se për dy ndeshjet e radhës nuk mund të llogarisë te Antony, Scott McTominay dhe Anthony Martial ndërsa me probleme janë edhe Christian Eriksen, Van De Beek, Wan-Bissaka.

“Kemi edhe disa ditë para përballjeve me Leeds dhe Barcelonën por mendoj se Antony, McTominay dhe Martial nuk mund të jenë gati”.

“Është një sezon pak i vështirë padyshim në këtë aspekt, mos harrojmë se në mes ishte edhe Kupa e Botës”.

“Kam përshtypjen se ngarkesa tek lojtarët ishte shumë e madhe, por nëse luan në nivele të larta atëherë edhe dëmtimet e problemet fizike janë të pritshme. Për mua është diçka normale”, ka thënë Ten Hag.

Komento: