Trajneri i Manchester United flet për herë të parë për dënimin e Ronaldos, e sqaron situatën

14:43 | 21 October 2022

Ten Hag flet për herë të parë për dënimin e Ronaldos, e sqaron situatën.

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka folur për herë të parë pas suspendimit të Cristiano Ronaldos nga ndeshja me Chelsean.

Trajneri holandez e pranoi se Ronaldo refuzoi të futej në lojë ndaj Tottenhamit, shkruan Gazeta Express.

“Po, Cristiano Ronaldo refuzoi të futej në lojë ndaj Tottehamit”, deklaroi Ten Hag.

Tutje, ai tha se duhet të ketë pasoja për këto sjellje.

“Duhet të ketë pasoja. Është e rëndësishme për sjelljet dhe mentalitetin e grupit”, u shpreh ai në konferencën për media para ndeshjes ndaj Chelseat.

Komento: