Trajneri i Manchester Unitedit me fjalë të mëdha për rikthimin e skuadrës së tij

12:24 | 03 Mars 2019

Southampton dje u mposht nga skuadra e Manchester Unitedit.

‘Djajtë e kuq’ e gjetën dy herë vetën në disavantazh, por në fund triumfuan me rezultatin 3:2, për të vazhduar ecurinë e jashtëzakonshme me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Fitoren dramatike, trajneri norvegjez e ka krahasuar me ‘ditët e vjetra’ kur kishte fitore me gola të vonshëm.

“Kjo ishte si në ditët e vjetra. Kam qenë pjesë e tyre shumë shpesh. Jam i lumtur për djemtë. Ata menaxhuan mirë për të marrë tri pikë nga ky takim” ka thënë Ole.

Solskjaer njihet për golin e tij të shënuar në finalen e 1999 në Ligën e Kampionëve, kundër Bayern Munich, dhe kjo me siguri i solli nostalgjinë atij.

Komento: