Trajneri i Marokut këshillon Milanin ta transferojë Ziyechin

09:55 | 29 November 2022

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, i ka dhënë këshillë Milanit që të nënshkruajë me hakim Ziyech nga Chelsea pas paraqitjes së tij në Botëror. “Kur atij i jepni besim dhe dashuri, ai është në gjendje që të vdesë për ju”

29 vjeçari u emërua “lojtari i ndeshjes” nga FIFA pas fitores 2-0 kundër Belgjikës, duke bërë kështu një hap të madh për të arritur në 1/8-ën e finales.

Ai tashmë është lidhur me një kalim në Milan gjatë verës dhe ata pritet që të tentojnë ta transferojnë atë në janar, duke propozuar një marrëveshje huazimi me mundësi blerjen në fund të sezonit.

Ka pasur shqetësime për reputacionin e Ziyech për shkak se ai ka pasur shumë trajner që ju ka shkaktuar probleme deri tani në karrierë, por Regragui i ka siguruar ata.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Shumë njerëz flasin për të si një djalë i vështirë për t’u menaxhuar por çfarë unë kam parë është që, kur atij i jepni dashuri dhe besim, ai do të vdesë për ju. Kjo është ajo çfarë unë i jep atij dhe ai e rikthen tek unë besimin e vet”.

Ziyech ishte pensionuar me Marokun për shkak të një përleshje që kishte pasur me trajnerin e mëparshëm, Valid Halihodzic, e cila gjë bëri që ai të ngrihet nga Kupa e Kombeve në Afrikë, gjatë janarit 2022.

Ky raport ishte njëra prej arsyejeve që Halihodzic ishte shkarkuar në gusht dhe ishte zëvendësuar me Regraui.

Milan ka kohë që është duke e përcjell Ziyech dhe Stefano Pioli e dëshiron atë, derisa ai ka startuar vetëm në një ndeshje të Premier Ligës për Chelsea këtë sezon.

Ai duket se do të largohet nga Stamford Bridge, pasi që ka dështuar ta bind Graham Potter, i cili mori këtë skuadër nga Thomas Tuchel në fillim të vjeshtës.

Milani dhe trajneri i tyre, Stefano Pioli tashmë kanë arritur që t’ia rikthejnë karrierën një futbollisti bankine të Chelsea, Olivier Giriudit – i cili është bërë lider i sulmit të Francës në Botëror. /GazetaExpress/

Komento: