Regragui: Vendi i 3-të nuk mjafton, në fund kujtohen vetëm fituesit.
Dy ekipet e mposhtur në gjysmëfinale, Kroacia dhe Maroku do të përballen sot për vendin e tretë në Kupën e Botës që po mbahet në Katar.
Kroacia u mposht nga Argjentina në gjysmëfinale me rezultat 3:0, shkruan Gazeta Express.
Në anën tjetër, Maroku u mposht 2:0 nga kampioni në fuqi, Franca.
Para ndeshjes në konferencë për media ka folur edhe trajneri i Marokut, Walid Regragui.
“Të them të drejtën, do të jetë një sherr për mua. Është e komplikuar të luash 2 ditë pas një zhgënjimi të madh. E treta ose e katërta?! Në fund kujtohet vetëm kush fiton, as vendi i dytë. Kujtohen vetëm fituesit dhe ne humbëm. Sigurisht që ta mbyllim të tretët, për nga imazhi do të ishte shumë mirë. Por është e vështirë ta bësh të bukur këtë finale të vogël.”, u shpreh tekniku Regragui.