Pioli zbulon sekretin e startit fantastik të Milanit.
Stefano Pioli është tepër i kënaqur me Milanin e tij.
S‘kishte se si të ndodhte ndryshe pas fitores 3-1 në fushën e Celtic Glasgowut, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Europa Leagues.
“Ishte një ndeshje e mirë, me personalitet dhe cilësi. Në pjesën e dytë ishim më pak të saktë dhe rrezikuam diçka. Pas derbit, kjo ndeshje mund të ishte një kurth, por ne provuam të mos ishim një ekip normal. Udhëtimi ynë sapo ka filluar”, u shpreh ai.
Sekreti i Milanit: “Të gjithë kemi punuar në një drejtim për një kohë të gjatë: klubi, zona teknike, stafi dhe lojtarët. E ndiejmë veten pjesë të këtij mjedisi. Jemi ekip i ri, por duam të rritemi dhe të përmirësohemi. Sekreti fillon nga drejtuesit, që konfirmuan këtë mënyrë të punës dhe lojtarë të rëndësishëm, pastaj duke përftuar lojtarë të rinj premtues të gatshëm për futbollin tonë”.
Milan i ri dhe me personalitet: Rezultatet pozitive japin besim, forcë dhe vetëdije. Jemi të vetëdijshëm se do të ketë edhe momente më delikate dhe të vështira që ne duhet të dimë t’i shfrytëzojmë për t’u përmirësuar. Jemi një ekip i ri, por kemi personalitete në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Donnarumma është 21 vjeç, por ai është një i rritur. Pastaj kemi lojtarë të kalibrit të Ibras, Kessie-t dhe Kjaer”.