Trajneri i Napolit vazhdon ta injorojë Rrahmanin, në bankë edhe ndaj Sassuolos

17:43 | 01 Nëntor 2020

Gattuso vazhdon ta injorojë Rrahmanin, në bankë edhe ndaj Sassuolos.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani vijon të mos debutojë për Napolin në Serie A.

Rrahmani ende nuk ka pasur minuta në ndeshjet zyrtare të Napolit këtë edicion, qëkur erdhi në ‘San Paolo’ këtë verë.

Gennaro Gattuso duket se nuk e preferon Rrahmanin në vijën e mbrojtjës, pas dëshitimit të shitjes së Koulibaly.

Për më tepër, ai është vetëm zgjedhja e katërt e trajnerit italian.

26-vjeçari është në bankën rezervë edhe sonte ndaj Sassuolos, me takimin që fillon nga ora 18:00.

Komento: