Trajneri i njohur arrin në Itali, po firmosë me Juventusin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Trajneri i njohur arrin në Itali, po firmosë me Juventusin

23:25 | 01 Qershor 2019

Maurizio Sarri, fitoi ligën e Europës me Chelsea, por duket sikur taktikani italian do të largohet nga Londra për t’u kthyer në Itali.

Sipas La Repubblica duket sikur Sarri ka arritur në hotelin Palazzo Parigi në Milano, përcjell ORAinfo.

Ky hotel është ai ku drejtori i Juventusit, Fabio Paratici shpesh shkon për qëllime negociuese.

Duket sikur Sarri po i afrohet Juventusit pasi është raportuar se ish-bosi i Napolit mund të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare (me një opsion për një vit të tretë) me bianconeri me vlerë 6 milionë euro plus bonuse në sezon. /ORAinfo/

Komento: