Trajneri i njohur do të zëvendësojë Allegrin te Juventusi

11:48 | 05 Mars 2019

Massimiliano Allegri asnjëherë nuk ka qenë më afër për të lënë Juventusin.

Ish-trajneri i Milanit u bashkua me Juventusin para 5-viteve.

Për shërbimet e trajnerit italian janë të interesuar Manchester United, Chelsea, Bayern Munich dhe Reaal Madrid, përcjell ORAinfo.

51-vjeçari ndoshta mund të marrë edhe një vit pushim. Në këtë rast, bardhezinjtë do të detyroheshin t’i paguajnë atij pagën prej 7.5 milionë euro deri në qershor 2020.

Ndërkohë, Fabio Paratici dhe pjesa tjetër e menaxhmentit të Juventusit po kërkojnë zëvendësime të mundshme në rast se largimi i Allegrit me të vërtetë materializohet.

Zinedine Zidane mbetet favoriti, pasi ai vlerësohet shumë nga presidenti Andrea Agnelli, si dhe Cristiano Ronaldo, i cili fitoi tre tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve me Zidane në stol dhe po shtyn për ardhjen e tij në Torino.
Megjithatë, Zidane nuk është i vetmi kandidat për të zëvendësuar Allegri. /ORAinfo/

Komento: