Trajneri i njohur jep dorëheqje nga drejtimi i gjigantit nga Bundeliga

11:26 | 11 Shkurt 2020

Jurgen Klinsmann nuk do të jetë më trajner i Hertha Berlinit.

Humbja që pësoi kundër Mainzit në javën e kaluar si duke ka qenë fundi i aventurës së legjendës gjermane në krye të skuadrës nga kryeqyteti gjerman.

Klinsmann në profilin e tij zyrtar në Facebook, pak minuta më parë ka bërë të ditur se do të jap dorëheqje të menjëhershme, duke theksuar se qysh në fillim i ka munguar besimi dhe mbështetja nga udhëheqësit e klubit, për ta ngritur klubin më lartë.

Klinsmann do të largohet nga pozita e trajnerit, por ai do të jetë pjesë e klubit, pasi do të jetë anëtar i bordit ekzekutiv.

Aventura e legjendës gjermane si trajner tek Hertha zgjati vetëm 10 javë.

Komento: