Një vendim mjaftë shokues ka ardhur nga Paul Scholes.
Pas vetëm katër javësh si trajner i Oldham, Paul Scholes ka marrë vendim zyrtar që të largohet.
“Është me keqardhje të madhe që kam vendosur të largohem nga klubi me efekt të menjëhershëm”, ka bërë të ditur legjenda e Manchester United.
“Shpresoja të paktën të shihja mandatin tim fillestar prej 18 muajsh si menaxher i një klubi që e kam mbështetur gjatë gjithë jetës time.
“Tifozët, lojtarët, miqtë e mi dhe familja e dinin të gjithë krenarinë dhe entuziazmin që unë do të merrja këtë rol.
“Në periudhën e shkurtër që kur kam marrë rolin, për fat të keq u bë e qartë se nuk do të isha në gjendje të veproja ashtu siç kisha menduar.”, ka shtuar më tej Scholes.