Trajneri i njohur sot shkarkohet nga Premierliga

11:16 | 05 Dhjetor 2019

Sot shkarkohet trajneri i radhës në Premierligë.

Marco Silva u ka thënë lamtumirën lojtarëve të Evertonin në zhveshtore, pas humbjes nga Liverpool në ‘Anfield Road’.

Silva është pranë humbjes së pozitës së trajnerit të Everton, gjë e cila mund të ndodh sot sipas medieve në Angli, përcjell lajmi.

Everton pas 15 ndeshjeve, renditet në vendin e 18-të në Premierligë, me vetëm 15 pikë.

Trajneri portugez gjatë ditës së sotme mund të humbas vendin e punës, për t’u bërë trajneri i radhës që shkarkohet në Premierligë.

Tash punën në Premierligë kanë humbur Unai Emery (Arsenal), Mauricio Pochettino (Tottenham) dhe Quique Sanchez Flores (Watford).

Komento: