Trajneri I ri I Milanit po e sjell në San Siro super yllin që deshi ta transferojë Arsenali

15:29 | 07 Qershor 2019

Marco Giampaolo është në prag të marrjes së detyrës si trajner i Milanit; duke zëvendësuar Gennaro Gattuso i cili u largua nga klubi në fund të sezonit me pëlqimin e ndërsjellë.

Giampaolo pasi të kalojë nga Samdioria në Milan, do t’i prish punë Arsenalit për transferimin e dy lojtarëve nga Samdoria.

Në javët e fundit, Arsenali ka qenë gjithnjë e më i lidhur me dyshen e Sampdorias, Dennis Praet dhe Joachim Andersen, me të cilin raportoi këtë javë se klubi i Londrës së Veriut ka ofruar 50 milionë euro për duetin.

Sidoqoftë, Giampaolo ka interes të sjellë dyshen, ose të paktën Praetin, në Milano, kur ai merr përsipër drejtimin e klubit.

Milan thuhet se ka përgatitur 25 milionë euro për të vënë në tavolinë për Praet dhe Arsenali do të duhet të lëvizë shpejt ose të përballet me mungesën në mesfushorin e talentuar. /ORAinfo/

Komento: