Trajneri i Rumanisë ‘frikësohet’ nga Rrahmani dhe Krasniqi: Ata mund të japin informacione

20:46 | 11 September 2023

Kosova dhe Rumania do të ballafaqohen nesër në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në Bukuresht, duke filluar nga ora 20:45.

Në lidhje me këtë takim, në një konferencë për media ka dalë trajneri i Rumanisë, Edi Iordanescu, i cili mes tjerash ka deklaruar se ka frikë nga Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani, të cilët luajnë në kampionatin rumun.

Iordanescu, thotë se Krasniqi dhe Rrahmani janë bashkëlojtarë me disa lojtarë të Rumanisë dhe sipas tij, ata mund t’u japin informacione.

“Do të ketë ndryshime, sigurisht, por nuk mund t’ju them se sa janë tani. Nuk jam i vendosur dhe edhe sikur të isha nuk do të mund ta thoja publikisht sepse është pjesë e procesit të përgatitjes për ndeshjen. Na duhet energji, emri nuk ka më rëndësi, duhet të vrapojmë, të angazhohemi dhe të fitojmë duelet”, u shpreh Iordanescu.

“Ju them sinqerisht se presim një lojë më të vështirë se ajo me Izraelin. Kosova ka lojtarë në të pesë ligat kryesore në Evropë dhe luan ndeshje pas ndeshje. Ata janë lojtarë konkurrues dhe vijnë për të luajtur kartën e tyre të fundit”.

“Ata kanë lojtarë që mund të japin informacion për futbollin rumun, madje edhe për futbollistë të caktuar nga skuadra jonë”, tha Iordanescu, në konferencën për media para ndeshjes Rumani – Kosovë.

Komento: