Trajneri i Sevillas merr këtë vendim të papritur për të ardhmën e Januzajt!

10:49 | 25 January 2023

Trajneri i Sevillas nuk e dëshiron largimin e Januzajt

Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, ka insistuar se nuk dëshiron që Adnan Januzaj të largohet nga skuadra e tij. Ai pret që Januzaj ta ndihmoj ekipin në të ardhmen.

“Ka lojtarë që kanë shumë kapacitet dhe që ndonjëherë u afrohen ose jo projekteve të caktuara.

Januzaj ka talent, por ka një distancë mes asaj që unë kam nevojë dhe asaj që ai mendon se mund të më japë. Duhet të marr më të mirën prej tij që të mund të ndihmoj ekipin”, ka thënë Sampaoli.

Sulmuesi 27-vjeçar iu bashkua verën e kaluar Sevillas. Por, ka luajtur vetëm 125 minuta në të gjitha garat për ekipin spanjoll.

Me klubin elitar të Spanjës, Januzaj ka kontratë deri në vitin 2026.

Komento: