Trajneri i Shkupit deklarohet pas humbjes nga Ballkani

23:15 | 25 August 2022

Trajneri i Shkupit thotë se Ballkani e meritoi kualifikimin dhe se skuadrës së tij i kushtoi kartoni i kuq.

Për trajnerin e Shkupit, Goce Sedloski, fitorja e Ballkanit ndaj ekipit të tij dhe më tej kualifikimi në grupet e Ligës së Konferencës, ishte më se i merituar.

Siç transmeton SuperSport, tekniku i ekipit nga Maqedonia e Veriut theksoi se ndeshjen e zhvilluar këtë të enjte ekipi i tij e humbi që në minutën e dytë, kur Abdulla doli me karton të kuq.

Ai nuk denjoi të shprehej se Ballkani është një skuadër shumë e mirë, ndërsa i uroi ekipit të Suharekës sukses në vazhdimësi në garën evropiane.

në Ligën e Konferencës. Ndeshjen e sotme e humbëm që në minutën e dytë me kartonin e kuq. Gabimet ndodhin në futboll, por të luash 90 minuta me një lojtar më pak është shumë e vështirë”.

“Ballkani është një skuadër e mirë, nuk kam çfarë të them për futbollistët kanë kualitet të lartë dhe ne na penalizuan gabimet që bëmë si këtu edhe në Shkup.”

“Në këtë ndeshje sidomos në pjesën e dytë kishim më shumë mundësi. Por, e gjithë ajo harrohet dhe ajo që mbahet mend janë golat dhe rezultati. Në ato raste që Ballkani krijoi, i finalizoi dhe kështu e ka futbolli”, ka deklaruar Sedloski.

Komento: