Trajneri i skuadrës së Barcelonës flet para El Clasicos

17:20 | 23 Tetor 2020

Trajneri i skuadrës së Barcelonës ka folur para El Clasicos.

Ronald Koeman ka folur para El Clasicos që do të luhet këtë të shtunë me fillim nga ora 16:00.

Trajneri i Barcelonës beson se Reali nuk është në nivelin e duhur shkaku i dy humbjeve të fundit, nga Cadiz në La Liga dhe Shakhtar në Ligën e Kampionëve.

“Është e çuditshme të mos kesh tifozë për të krijuar atmosferën. Ndoshta Real Madrid nuk ishte në nivelin e tyre,” ka thënë Koeman.

“Kjo do të thotë se ata vijnë me një nivel të ulët. Ata dinë të përballojnë këtë presion. Nuk mendoj se ky moment do të ketë ndikim,”.

Komento: