Trajneri i Sllovakisë: Haaland është lindur për këtë skuadër

19:41 | 03 May 2020

Trajneri i Sllovakisë U-18, Stanislav Macek thotë se Haaland do të përshtatej shumë lehtë në Real Madrid.

Stanislav Macek, që në gusht njohu Haalandin pasi punoi me të para se brenda pak muajsh të shndërrohet në emrin që është sot, beson se Erling Braut Haaland do të triumfonte në Santiago Bernabeu.

Haaland u trasnferua te Dortmundi në afatin kalimtar të janarit, por për shkak formës së lart, emri i tij është përmendur nga mediat në listën e dëshirave të Realit për sezonin 2020/21.

“Më të mirët në botë kanë luajtur gjithmonë atje dhe Haaland është njëri prej tyre. Ai është një futbollist për Madridin, pa dyshim… ”, u shpreh Stanislav Macek.

Në sezonin 2019/20, Haaland ka bërë 33 paraqitje për Red Bull Salzburg dhe Borussia Dortmund, duke shënuar 40 gola.

Komento: