Trajneri i Sllovenisë: Duhet disiplinë e madhe për të mposhtur Kosovën

18:34 | 10 October 2020

Trajneri i Sllovenisë, Matjaz Kek ka folur disa fjalë para ndeshjes Kosovë – Slloveni.

Selektori i kombëtares së Sllovenisë e di se udhëtimi në ‘Fadil Vokrri’ nuk do të jetë i lehtë.

Dy rezultatet negative e lënë Kosovën pa shumë zgjidhje dhe këtë e di Kek, i cili kërkon angazhim dhe disiplinë të madhe.

“Do të provojmë të shënojmë gol dhe duam të luajmë me kualitet më të lartë, disiplinë, përgjegjësi dhe motivim të lartë. Në kualifikueset e kaluara kishim probleme në udhëtim, ku duhet të jemi më të përqëndruar dhe më të guximshëm. Ne presim ndeshje të forta”, ka thënë Matjaz Kek.

“Kosova ka lojtarë kualitativë, të mirë në lojën një kundër një. Duhet të përgatitemi për këtë dhe të përgjigjemi me kualitetin tonë. Si shtesë, është e domosdoshme të bëjmë me dije karakterin tonë”, shtoi selektori.

Selektori ndër të tjerash ka folur edhe për formacionin, ku nuk pritet të ketë shumë ndryshime.

Komento: