Trajneri i tij e quajti ‘stërvitje’, por ja çka thotë portieri i Danimarkës për ndeshjen me Kosovën

21:24 | 21 Mars 2019

Kaspe Schmeichel e quan të vështirë ndeshjen ndaj Kosovës.

Numri një i Kombëtares së Danimarkës, Kasper Schmeichel, e ka quajtur rezultat real të ndeshjes me Kosovën, rezultatin 2 me 2.

Ai e quajti ndeshje të vështirë atë për Kosovën. Por golgeteri i Leicesterit është arsyetuar me faktin se “ekipi kombëtar i Danimarkës ka kohë që nuk ishte mbledhur”

“Ishte një lojë e vështirë për ne, por ishte një kohë e gjatë që nuk patëm luajtur së bashku. Kosova luajti shumë mirë, barazimi është rezultat real i ndeshjes”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për ndeshjen me Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Ishim të fokusuar në ndeshjen ndaj Kosovës, nesër do ta analizojmë këtë lojë dhe të shohim gabimet. Do të provojmë që të bëjmë më të mirën kundër Zvicrës”, ka thënë ai.

Komento: