Trajneri i Uellsit: Jemi gati për betejën kundër Danimarkës

11:51 | 26 Qershor 2021

Uellsi dhe Danimarka do të përballen në ndeshjen që do të luhet sot nga ora 18:00.

Selektori i Uellsit Rob Page, ka folur në konferencë shtypi para ndeshjes kundër Danimarkës.

“Kjo është pika kryesore dhe kulmi i karrierës time si trajner, është një sfidë që po e shijoj, nuk është një përgjegjësi por është një nder absolut të jam këtu”, tha ai.

“Të gjithë futbollistët janë të gatshëm për këtë ndeshje, përveç Ethan Ampadu që është i pezulluar me një lojë. Unë e njoh ekipin që një kohë të gjatë, ne duhet të përballeshim kundër një ekipi shumë të fortë si Italia, ne jemi të aftë t’i përshtatetimi disa formacioneve”, shtoi ai.

I pyetur nëse skuadra e tij është përgatitur nëse ndeshja shkon në penallti ai tha:

“Ne kemi ushtruar për këtë dhe jemi të përgatitur, ne kemi një ide se cilët do të jenë goditësit e penalltive, por varet edhe nga gjendja emocionale e lojtarëve në atë moment”.

“Jemi gati për këtë betejë, sepse kështu do të jetë kjo ndeshje, gjithçka ose asgjë, ne jemi plotësisht të gatshëm”, përfundoi Rob Page.

Uellsi dhe Danimarka përballen sot nga ora 18:00 në kuadër të fazës 1/16 të Euro 2020.

Komento: