Trajneri i Werder Bremen flet për Rashicën

16:55 | 08 Gusht 2019

Milot Rashica po shijon kulmin e karrierës së tij si futbollist.

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka vazhduar me lëvdatat për të.

Ylli i Kosovës është shndërruar në lojtarin kryesor te Ëerder Bremen, pas paraqitjeve të mira në pjesën e dytë të sezonit.

Kohfeldt e sheh Rashicën si lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij, duke thënë se mund t’i vendos ndeshjet.

“Ai është bërë edhe më i sigurt në aftësitë e tij gjatë ndeshjeve të para-sezonit”, ka deklaruar Kohfeldt, përcjell lajmi.

“Ai mund të jetë një fitues i ndeshjes. Ai gjithashtu ka një mirëkuptim të shkëlqyeshëm me shokët e tij të skuadrës“, ka shtuar ai.

Komento: