Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me sul met që po I bëhen gruas rome nëpër qytetet e Kosovës.
Përmes një postimi në facebook ai ka thënë se shoqëria kosovare është në krizë morale, intelektuale e njerëzore.
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:
Ja pra. Kjo është fotografia e shtetit tonë; e shoqërisë sonë. Rezultat përfundimtar i një vendi të kapur. Kështu përfundon.
Një grua e shtrirë përtoke dhe një turmë që brohoret e aplaudon. Një gjeneratë e humbur, e paditur dhe me urrejtje plot. Një gjeneratë që shtypë të ligun ani pse babë, nënë, gjysh e gjyshe të shtypur i kishin gjithnjë.
Kjo është fotografia e fabrikave të paditurisë që i quajmë shkolla rëndom. Ja çfarë po krijojmë. Me rëndësi autostradat miliardëshe e urat më të gjata në rajon.
Kjo është fotografia e shtetit të dështuar në rrënjë. E një policie që s’reagon; e një gjyqësie që s’dënon, e një politike që jep shembull se gangsterizmi është krejt i zakonshëm. Huliganë lartë, huliganë poshtë, s’ka si të del ndryshe.
Jemi në krizë. Morale, intelektuale, njerëzore.