Tranferi i ri i Milanit vjen nga Franca

15:08 | 05 Maj 2021

Milan: Mbrojtësi i ri vjen nga Franca.

Siç raportojnë mediat nga Spanja, Milan ja ka vënë syrin një mbrojtësi të ri të skuadrës së Lens.

Milan tashmë ka sytë kah sezoni i ardhshëm dhe kjo merkato verore do të jetë vendimtare për të ardhmen e skuadrës.

Siç raporton estadiodeportivo com, Rossonerët i kanë vënë syrin Loic Bade.

Mbrojtësi francez është një talent i shkëlqyer i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Ai është vetëm 21 vjeç dhe tashmë po impresionon me paraqitjet për skuadrën e Lens.

Në rast të largimit të Tomorit atëherë Milan do hidhet në suëm për Bade i cili ka një vlerë prej 10-12 milionë eurosh.

Komento: