Transferi i çmendur nga Milani, Maldini po e sjell në San Siro yllin e madh

11:32 | 26 Janar 2021

Merkato e çmendur, Maldini transferon yllin e Ajax.

Paolo Maldini nuk e ka ndërmend që të kursejë skuadrën në merkaton e janarit pasi goditja e rradhës është gati që të ndodhë dhe bëhet fjalë për një futbollist shumë premtues.

Ylli i skuadrës holandeze të Ajax, Lisandro Lopez është duke u përcjellur me shumë kujdes nga Maldini dhe oferta për të është duke u bërë gati nga kampi i Rossonerëve, raporton Todofichajes.

Rossonerët po kërkojnë huazimin e 23 vjeçarit dhe pastaj të kenë të drejtë blerjeje gjatë verës mirëpo këtë po e kundërshtojnë holandezet që kërkojnë shitjen e tij të menjëhershme.

Martinez ka një vlerë prej 20 milionë eurosh dhe këtë sezon në 11 paraqitje të bëra në Eredivisie ka arritur që të shënojë 2 gola.

Komento: