Përforcimi i ri i Real Madridit përfundon te klubi italian Milan
Milan kërkon një përforcim të ri nga Real Madrid.
Milan është në përpjekje të realizojë përforcimet e fundit para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” janë në kërkim të blerjeve të reja në sulm, transmeton lajmi net.
Angel Correa nga Atletico Madrid vazhdon të jetë emër i kërkuar mirëpo në ditët e fundit është duke u folur edhe për mundësinë e transferimit të Luka Jovic nga Real Madrid.
Përforcimi i ri i “Los Blancos” duket se nuk ka bindur trajnerin Zinedine Zidane se e meriton të mbetet në Santiago Bernabeu.
Andaj, Paolo Maldini mund të fluturojë drejt Madridit për të kërkuar një marrëveshje për huazimin e tij në San Siro.