Transferi i madh nga Spanja arrinë në Milano

14:20 | 02 September 2020

Brahim Diaz arrin në Milano për t’u bërë pjesë e Rossonerëve.

Brahim Diaz tashmë ka arritur në Milano për të kompletuar transferimin te Rossonerët.

Sulmuesi spanjoll nuk kishte vend në skuadrën e parë të Real Madridit, andaj opsion e kishte vetëm klubin italian.

Paolo Maldini kishte udhëtuar para disa ditësh në drejtim të Spanjës për t’i bindur Los Blancost që të lejojnë kalimin e Diaz në San Siro.
Duket se negociatat kishin shumë sukses dhe lojtari tashmë ka arritur në aeroportin e Milanos.

Diaz fillimisht kishte kundërshtar largimin nga Real Madridi, mirëpo Zinedine Zidane i ka bërë me dije atij se nuk është në planet e tij.

Real Madridi e transferoi Brahim Diazin nga Manchester City në janar të vitit 2019 për 17 milionë euro, mirëpo ai ka bërë vetëm pesë paraqitje në 18 muaj në La Liga.

Komento: