Transferi i parë i Giampaolos te Milani do të vije nga Real Madrid

08:31 | 24 Qershor 2019

Dani Ceballos pritet të jetë transferimi i parë i Marco Giampaolos te Milani.

Pasi Marco Giampaolo u prezantua zyrtarisht te Milani, thashethemet kanë filluar të rriten për transferimet që mund të ndodhin në këtë verë.

Skuadra italiane ka shumë për të bërë në këtë verë, pasi sezonin e kaluar përfundoi në vendin e pestë në Serie A, e që përsëri do të luajë në Ligën e Evropës.

Rossonerët po mendojnë t’i bëjnë disa transferime në këtë afat kalimtar, ndërsa Dani Ceballo mund të jetë transferimi i tyre i parë.

Milannews.it ka raportuar ditë më parë se Paolo Maldini dhe Zvonimor Boban, kanë fluturuar në Madrid për të biseduar me Los Blancos rreth transferimit të disa lojtarëve të tyre, mirëpo mesfushori është duke i prirë listës.

Për ta realizuar transferimin e 22-vjeçarit, Milanit do t’i duhet që t’i paguajë 40 milionë euro, pasi aq është klauzola e tij te Real Madridi.

Zinedine Zidane ka hequr dorë nga shërbimet e Ceballos, andaj italianët mund ta transferojnë atë shumë lehtë.

Mbretërit po ashtu janë të detyruar t’i shesin disa lojtarë të tjerë, pas pesë transferimesh që kanë bërë së fundmi, derisa Milani po tenton transferimin edhe të Iscos dhe Borja Mayoralit.

Komento: