Transferi i parë i Milanit arrinë nesër në ‘San Siro’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Transferi i parë i Milanit arrinë nesër në ‘San Siro’

12:18 | 08 Dhjetor 2018

Transferi i parë i Milanti për sezonin e janarit do të arrijë nesër në Milano.

Lucas Paqueta pritet të jetë në ndeshjet e Milanit me Torino nesër dhe synon që debutimin e tij ta bëjë në finalen e Super Kupës Italiane.

Braziliani zyrtarisht do të bashkohet me Rossonerët nga Flamengo në janar, por ai tashmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin dhe po pret vetëm vendimin e FIFA-s.

Sipas Gazzetta dello Sport, Paqueta do të jetë në stadium kundër Torinos.

Pas kësaj ai do të bëjë testet mjeksore me klubin dhe do të takohet me Gattuso dhe shokët e tij të ri të ekipit, duke kaluar tri ose katër ditë në Milano përpara se të kthehet në Brazil për Krishtlindje.

Paqueta do të zhvendoset në Milano në fillim të muajit të ardhshëm, por ndeshja e parë e Serie A është me 20 janar.

Megjithatë, Supercoppa Italiane kundër Juventusit luhet më datë 16 kur edhe ai synon debutimin.

Komento: