Mbrojtësi i Lazios Martin Caceres ka arritur në torino për t’i kryer testet mjekësore për të kompletuar tranferin te Juventusi.
Rreth 20 tifozë të Juventusit ishin duke pritur për Caceres jashtë objektit J-Medical të klubit dhe mbrojtësi pritej të arrijtje rreth orës 11 të mëngjesit.
Dhe Caceres me të vërtetë arriti në selinë e Juventusit me kohë, duke nënshkruar autografe dhe duke përqafuar një nga tifozët.
Ai tani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Ardhja e Caceres do t’i hapte rrugën për tu larguar nga Juventusi, mbrojtësit Mehdi Benatia. /ORAinfo/