Transferi i ri i Juventusit arrin në Torino për t’i kryer testet mjekësore – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Transferi i ri i Juventusit arrin në Torino për t’i kryer testet mjekësore

11:48 | 26 Janar 2019

Mbrojtësi i Lazios Martin Caceres ka arritur në torino për t’i kryer testet mjekësore për të kompletuar tranferin te Juventusi.

Rreth 20 tifozë të Juventusit ishin duke pritur për Caceres jashtë objektit J-Medical të klubit dhe mbrojtësi pritej të arrijtje rreth orës 11 të mëngjesit.

Dhe Caceres me të vërtetë arriti në selinë e Juventusit me kohë, duke nënshkruar autografe dhe duke përqafuar një nga tifozët.

Ai tani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Ardhja e Caceres do t’i hapte rrugën për tu larguar nga Juventusi, mbrojtësit Mehdi Benatia. /ORAinfo/

Komento: