Transferi më i ri i Juventusit sapo ka ateruar në aeroportin e qytetit të Torinos.
Bëhet fjalë për mesfushorin fantazist të Schalkes, Weston McKennie, i cili pritet të shpejti të kompletojë kalimin te gjiganti italian.
McKennie do të huazohet te Juve, me një opsion ku blerja e tij bëhet obligative nëse luan 60 për qind të ndeshjeve në edicionin që po vjen.
Kjo do të jetë ‘goditja’ e parë nga trajneri Andrea Pirlo, megjithatë Bardhezinjtë më herët kanë zyrtarizuar edhe blerjen e Arthur Melo nga Barcelona.
Pamjet i gjeni me poshtë: