
Mbrëmë u raportuar se ekipi i Milanit ka mbyllur marrëveshjen me Romën për huazimin e Alessandro Florenzit.
Gazetari, Fabrizio Romano raporton që dy ekipet tashmë kanë kompletuar marrëveshjen dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
E sot Florenzi është parë duke marrë rrugë drejt Milanit për të kompletuar transferimin e tij të Rossoneri, përcjell ORAinfo.
Mbrojtësi i Romës, Alessandro Florenzi është parë në aeroport gati për të fluturuar për në Milano dhe për të përfunduar një lëvizje te Rossonerët.
30 vjeçari pritet të nënshkruaj marrëveshje 1 vjeçare me Milanin me mundesi blerje në fund të sezonit. /ORAinfo/
Pamje kur Florenzi niset drejt Milanos…