Transferi i vitit: Aguero ndodhet në Barcelonë, gjatë ditës pritet zyrtarizimi i tij

10:47 | 31 Maj 2021

Aguero ndodhet në Barcelonë, gjatë ditës pritet zyrtarizimi i tij.

Sergio Aguero është larguar zyrtarisht nga Manchester City pas finales së Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas u largua nga City pas 10 viteve qëndrim në qytetin e Manchesterit.

Për Agueron do të jetë një rikthim në La Liga, pasi pritet të nënshkruajë me gjigantin katalunas Barcelonën.

32-vjeçari po ndodhet në qytetin e Barcelonës ku gjatë ditës pritet të nënshrkuajë me katalunasit.

Sipas mediave spanjolle transferimi i tij në Camp Nou është punë e kryer dhe argjentinasi do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.

Por përveç Agueros përforcimi i radhës i Barcelonës pritet të jetë mbrojtësi Eric Garcia.

Fabrizio Romano ka njoftuar se edhe zyrtarizimi i Garcias pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Komento: