Transferimet e verës, kjo është strategjia e Milanit

11:33 | 13 Shkurt 2021

Milan është në krye të Serie A, dhe strategjia e tyre e transferimit të verës padyshim që do të varet nga rënditja e ekipit në fund të sezonit.

Duke thënë këtë, një kthim në Champions League duket vërtet shumë i besushëm këtë vit.

Sipas Calciomercato, Rossonerët kanë çdo qëllim për të përforcuar skuadrën e tyre dhe veçanërisht krahun e djathtë, përcjell ORAinfo.

Prioritet mbetet e djathta pasi Samu Castillejo nuk po tregon rezultate të kënaqshme dhe Florian Thauvin nga Marsile është shënjestra kryesore.

Sa i përket fazës mbrojtëse, Emerson Royal mund të kthehet në radarin e Milanit pasi ata u përpoqën ta nënshkruanin atë në verë.

Mbrojtësi brazilian aktualisht është i huazuar në Real Betis, por do të kthehet te Barcelona në fund të sezonit.

E ardhmja e tij është ende për tu vendosur nga pala katalanase dhe Rossonerët e kanë ndjekur atë për mjaft kohë, duke monitoruar nga afër situatën.

Sigurisht, kjo do të varet nga Diogo Dalot, i cili është i huazuar te Milani nga Man Utd.

Reprezentuesi portugez ka bindur drejtuesit e Milanit në këto muaj të parë, por mbetet të shihet se cilat janë synimet e Ole Solskjaer për sezonin e ardhshëm.

Sido që të jetë, një rishikim i djathtë është në letra.

Milan pritet të jetë aktiv edhe në afatin e verës. /ORAinfo/

Komento: