Iu desh një kohë për tu këndjellur, por Ismael Bennacer është bërë një lojtar kryesor për AC Milan.
Duke lëvizur nga Empoli verën e kaluar, nuk ishte e lehtë për algjerianin të përballonte gjithë presionin që vie me veshjen e fanellës kuq e zi.
Sidoqoftë, ai ka treguar se mund ta bëjë këtë dhe ka fituar vetë një rol kryesor në projektin e kuqezinjve, raporton calciomercato, përcjell ORAinfo.
Paraqitjet fantastike kanë bërë që PSG të rrit presionin për transferimin e mesfushorit në Francë.
Edhe pse MIlan e konsideron Bennacer shumë të rëndësishëm, largimi i tij nuk është i padiskutueshëm.
PSG është ndër ekipet që po vazhdon të insistojë në transferimin e mesfushorit. Milan sipas medieve italiane është i gatshëm të shes Bennacer, por oferta do të duhej të ishte më shumë se 30 milionë euro që është pak a shumë më shumë se ajo që është paguar verën e kaluar.
Mbetet të shihet nëse PSG do të pranojë të paguaj këtë çmim për yllin algjerian. /ORAinfo/