Transferimi i Camavinga të Milan, del një problem i madh

12:48 | 10 May 2020

Ac Milan është duke u bërë gati për një revolucion të ri.

Drejtuesit e Milan janë duke bërë plane që sezonin e ri të transferojnë lojtarë të rinj në moshë. E në mesin e lojtarëve që Milan ka ngjallë interesim është edhe 17 vjeçaru, Eduardo Camavinga.

Ylli i ekipit nga Liga 1, Stade Rannais, ka shfaqur dëshirën për t’u larguar nga Franca në fund të sezonit.

Por për transferimin e tij, Milan duhet t’i kapërcej dy pengesa të mëdha. Fillimisht duhet ta mposhtë Real Madridin i ka shprehur gjithashtu se fundmi interesim për talentin e madh.

Një problem tjetër është rritja e çmimit të lojtarit. Tani drejtuesit e ekipit francez po kërkojnë rreth 50 milionë euro për Camavingan, përcjell ORAinfo.

Gazetari i njohur i sportit, Fabrizio Romano ka folur për shanset që Camavinga të transferohet në Milan.

“Milani ishin ndër klubet e para që zbuluan dhe e ndoqën atë”, filloi ai, duket vazhduar se rrijta e shpejt e lojtarit ka bërë që çmimi tij të rritet mbi 50 milionë.

Një problem tjetër për Milanin, sipas tij është edhe interesim i Real Madridit për lojtarin.

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e Milanit gjatë kësaj vere për talentin e madh. /ORAinfo/

Komento: