
Barcelona ka refuzuar ofertën e parë të Manchesterit për De Jongun, Romano zbulon detajet
Barcelona ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Unitedit për Frenkie De Jong.
Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, zbuloi se klubi anglez ka dërguar ofertën e parë drejt katalunasve për mesfushorin holandez, por që është refuzuar nga Barça.

Sipas Romanos, “Djajtë e Kuq” ofruan 60 milionë euro dhe 10 milionë të tjera në formë të bonuseve.
Pavarësisht refuzimit të ofertës, klubet thuhet se kanë mbetur ende në kontakt. Bisedimet mes palëve filluan më 1 qershor dhe po vazhdojnë ende.
Në anën tjetër, De Jong ende nuk ka zbuluar dëshirën e tij. Ish-futbollisti i Ajaxit është ende në pritje.
25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026.