AC Milan pritet të bëj disa transferime gjatë kësaj vere. Në mesin e lojtarëve që Milan është i interesuar për ta sjell në ‘San Siro’ është edhe mesfushori i Benfica, Florentino Luis.
La Gazzetta dello Sport raportoi në fillim të muajit se Milani nuk kanë hequr dorë nga ideja e nënshkrimit të Florentino për të forcuar mesfushën. Vlera e tij sillet rreth 30 milionë euro, përcjell ORAinfo.
Sipas botimit të së mërkurës të il Corriere dello Sport, Florentino është vërtetë një profil që menaxhmenti i Milan është duke e monitoruar për ta zëvendësuar Lucas Biglia.
Sidoqoftë, pista që çon te 20-vjeçari është plot pengesa, dhe pengesa më e madhe përfaqësohet nga Benfica që ka vendosur një vlerësim te lojtari që varion nga 30-50 milionë euro.
Për më tepër, drejtori i përgjithshëm i Benfica, Tiago Pinto duket se ka ngritur një mur në lidhje me shitjen e yllit, duke deklaruar në një intervistë:
“Florentino është një djalë i ri me potencial dhe cilësi. Unë nuk mendoj se ai do të shkojë në Milano këtë verë”, ka thënë Pinto. /ORAinfo/