Bayern dhe Tottenham të sigurt në arritjen e marrëveshjes për Kane
Bayern Munich dhe Tottenham janë të sigurt se do të arrijnë një marrëveshje për transferimin e sulmuesit Harry Kane, golashënues rekord tek skuadra angleze.
Kane gjithashtu është i hapur që të bisedojë me kampionët gjermanë. Bayern Munich planifikon që sulmuesit t’i ofrojë një kontratë pesëvjeçare me të cilin anglezi do të bëhej fituesi më i mirë i klubit.
Skuadra nga Bundesliga është e vendosur që ta përmirësojë ofertën e tyre prej 95 milionë euro.
Sky Sports në Gjermani po raporton se megjithëse paketa totale që Bayern po ofron aktualisht për kapitenin e Anglisë ende nuk është rritur, ata planifikojnë të përmirësojnë shifrën ekzistuese – që tashmë do të përfaqësonte transferimin më të madh në historinë e klubit.