Transferimi i këtyre dy lojtarëve prioriteti kryesor i Milanit gjatë verës

13:57 | 12 July 2020

Gjiganti italian, AC Milan pritet të bëjë revolucion gjatë kësaj vere.

Kuqezinjtë po planifikojnë të përforcohet në merkaton e verës, duke bërë kështu lëvizje në të gjitha repartet e skuadrës.

Mbrojtja dhe sulmi janë dy pikat ku duhet intervenuar më shpejtë dhe sipas raportimeve të medieve italiane tashmë ka dy emra në listën e dëshirave.

Milan janë duke përgatitur fillimisht një ofertë të re për mbrojtësin e Ajax, Kristoffer Ajer, pasi oferta e parë është refuzuar.

‘Rosoneri’ po përgatiten të paguajnë 22 milionë funte për kartonin e Ajer.

Në anën tjetër, sa i përket sulmit, Patrick Schick është emri që po përmendet si alternativa më e mirë, me lojtarin që është i pëlqyeri i Ralf Ranginck, njeriut që pritet ta drejtojë Milanin sezonin tjetër.

Mbetet të shihet nëse Milan do të arrijë të finalizojë marrëveshjet me këta dy lojtarë.

Komento: