Milani e ka sqaruar se duhet të forcojnë mesfushën, dhe jo vetëm pjesët mbrojtëse të tij.
Sipas Gianluca Di Marzio, pista që çon në Brahim Diaz po nxehet dhe bisedimet po ecën me hapa të shpejt.
Në fakt, Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë bërë përparim konkret në negociatat me Real Madrid, përcjell ORAinfo.
Të dy klubet kanë arritur një marrëveshje për transferimin, sipas raportit, dhe vetëm miratimi i lojtarit mungon për të përfunduar marrëveshjen.
Marrëveshja edhe me lojtarin pritet të arrijë në orët e ardhshme.
21-vjeçari mund të luajë në të dy anët e treshes sulmuese, duke qenë me dy këmbë, dhe gjithashtu mund të veprojë si një rezervë për vendin e trequartista. Me siguri do të ishte një lojtar interesant për të parë në Serie A. /ORAinfo/