Transferimi i Messit në PSG, vjen deklarata e papritur nga Tuchel

11:14 | 06 Dhjetor 2020

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Paris-Saint Germain, Thomas Tuchel, ka folur për spekulimet e fundit të cilat e lidhin ekipin e tij me legjendën argjentinase, Lionel Messi.

Ditë më parë, Neymar ndezi polemikat me deklaratën e tij, ku tha se vitin e ardhshëm do të kishte dëshirë të luante me Messi.

Duke folur në konferencën për shtyp pas lojës së PSG-së me Montpellier u pyet nga gazetarët se a kishte folur me Neymarin për transferimin e Messit.

“Jo, nuk kam folur me Neymar për të (Messi), un sapo dëgjova këtë gjë pesë minuta më parë. Nuk mund të flas për gjëra të tilla”, tha gjermani.

“Kam shumë respekt për Barcelonën dhe kam shumë respekt për Lionel Messi, unë jam trajner i PSG dhe nuk mund të flas për gjëra të tilla”, përfundoi Thomas Tuchel.

Komento: