Transferimi i Neymar në Barcelonë, lëvizje e papritur nga PSG

18:47 | 26 Korrik 2019

Neymar e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga kampioni francez, PSG.

Katalanasit janë të interesuar të rikthejnë yllin brazilian, Neymar JR në ‘Camp Nou’, por nuk kanë para të gatshme për të ofruar.

Oferta e kampionëve të La Liga besohet se në ofertën e tyre do të ofrojnë para + shërbimet e dy lojtarëve, ofertë kjo që nuk pëlqehej fillimisht nga parisienët.

Sipas ‘Cuatro’, PSG tashmë nuk e përjashtojnë mundësinë për përfshirjen e dy lojtarëve në ‘operacionin’ Neymar, transmeton lajmi.

Edhe dëshira e lojtarit është që të kalojë në Barcelonë, andaj duket se Neymar do të jetë pjesa e katërt e ‘katërshes fantastike’ që do të luajnë në fazën ofensive të Barcelonës, edicionin e ardhshëm.

Komento: