Transferimi i Paquetas në Sao Paulo, vjen reagimi i papritur i lojtarit

09:02 | 30 June 2020

Mesfushori i Milanit Lucas Paqueta ka hedhur poshtë thashethemet se ai mund të kthehet në Brazil këtë verë dhe të bashkohet me rivalët e skuadrës së tij të mëparshme.

ANSA raportoi të hënën se menaxhimit i Sao Paulo kanë konfirmuar kontaktet me Milanin me mundësi të një shkëmbimi të lojtarëve, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij raporti, Igor Liziero mund të transferohej në Milan në formë huazimit, ndërsa Paqueta të kthehej në Brazil të Sao Paulo.

Ata pretenduan se Milani mund të nënshkruante Liziero në hua, ose të fuste Lucas Paquetà në bisedime, edhe nëse ish-ylli Flamengo do të preferonte të qëndronte në Evropë.

Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga mesfushori brazilian i Milanit Lucas Paqueta.

“Çdo ditë ata thonë se po shkoj në një klub tjetër. Kam shumë respekt për Sao Paulo, por ky lajm nuk është i vërtetë!”.

“Të gjithë e dinë që zemra ime është e kuqe dhe e zezë [Flamengo]. Unë nuk e shoh veten përsëri në Brazil, përveçse të shkoj në shtëpi”, ka shkruar në reagimin e tij në Instagram mesfushori brazilian. /ORAinfo/

Komento: